Dhuna në familje është një fenomen shqetësues në vendin tonë. Rastet e dhunës janë të shumta, të cilat për fat të keq kanë shkaktuar shumë viktima. Rasti më i fundit ishte ai i plagosjes së Martjola Myrtollarit nga bashkëshorti i saj 46 vjeçar, Aleko Myrtollari për shkak të xhelozisë.
Në Korçë janë raportuar 120 raste të dhunës në familje. Sipas specialistëve, nuk ka rritje të dhunës por rritje të denoncimeve nga gratë që dhunohen. Nga këto denoncime, gazetari Roland Beqiri tha se 98 janë dhunë të ushtruara nga bashkëshortet e tyre dhe për 74 raste janë dhënë urdhra mbrojtjeje.
Megjithatë, problematika është e shumëanshme. Sipas avokatit Arben Lena, problemi nuk qëndron tek ligji apo lëshimi i urhdrave të mbrojtjes por tek infrastruktura në mënyrë që vendimet e gjykatave të jenë të zbatueshme. Në një intervistë që dha për ABC Neës, avokati Lena theksoi se:
“Janë dhënë shumë urdhra por kemi një problem sepse nuk kemi infratrukturën që të jetë në mbështetje të këtyre urdhrave të ekzekutimit për të mbështetur viktimat e dhunës në familje. Duhet të jemi koshientë, ku në një vend të pazhvilluar si ky i joni, ku zakonisht femrat i nënshtrohen dhunës në familje, mbështetja e tyre nuk mund të jetë thjesht me lëshimin e një letre për ndryshimin e urdhërit të mbrojtjes pasi vetë praktika gjyqësore na ka treguar se nuk ka mjaftuar. Ne morën legjislacionin e vendeve evropiane për dhunën në familje por ne nuk kemi implementuar strukturat mbështetëse të viktimave të dhunës në familje. Them se 99.99 përqind e vrasjeve kthehet në vonesë. Bashkëshortët jetojnë në dhoma të ndara dhe pavarësisht se vendimi është në 100 metra, ai nuk ka jetojë. Pjesa më e madhe e rasteve për shkak të problemeve që ekzistojnë vazhdon se bashkëshortët jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ddhuna në familje është shumë më e madhe sesa kjo që vjen në gjykatë. Sa më shumë t’i largohemi qendrës për në zonat rurale, rastet janë shumë më shumë. Ne kemi shumë raste sepse kemi hasur që dhuna në familje nuk denoncohet për shkak të mentalitetit dhe varfërisë.”, tha avokati./abcnews.al