Dhuna ndaj tre shqiptarëve/ Ministri Marash Dukaj për ABC News: Pesë nga agresorët janë arrestuar nga policia malazeze

schedule14:56 - 7 Janar, 2024

schedule 14:56 - 7 Janar, 2024

Ministri shqiptar për Administratën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj i kontaktuar nga gazetari Ervin Leka thotë për ABC News se 5 nga agresorët ndaj tre shqiptarëve janë vënë në prangat e policisë malazeze. Ndërsa, dy të tjerët janë identifikuar dhe po punohet për ndalimin e tyre.

Kujtojmë që tre shqiptarët u sulmuan dhe dhunuan në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës. Drejtoria e Policisë konfirmoi se sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë një sherr në trafik, por pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Shqiptarët që ranë pre e dhunës janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar dhe dhunuar nga disa agresorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!