Këta që shikoni në foto janë 3 nga 5 personat e arrestuar në Malin e Zi, si te dyshuar për përfshirje në dhunimin e rëndë ndaj 3 shqiptarëve.
Sipas policisë malazeze, tre të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic, të tre banues në në Zelenika një lagje e qytetit Herceg Novi, pikërisht ku ndodhi dhunimi i 3 shqiptarëve pasditen e të shtunës. Ministri shqiptar për Administratën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj tha se janë vënë në pranga 5 nga autorët. Në momentin e ngjarjes ata kanë pasur veshje fosforeshente gjuetie, ndërsa kamerat e sigurisë së bizneseve përreth sipas policisë malazeze kanë filmuar momentin e dhunimit të shqiptarëve.
Abc News udhëtoi të dielën në Zelenika, të Malit të Zi, në vendin ku u dhunuan 3 shqiptarët, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Në këtë zonë jetonin edhe disa shqiptarë. Ata thanë jashtë kamerave, për Abc News, se Herceg Novi, ka popullsi të përzier, ndërsa më problematikët në zonë njihen serbët e zhvendosur nga Kroacia dhe Bosnja.
3 shqiptarët po udhëtonin me makinën e tyre, për në drejtim të Gjermanisë. Ata kanë rrëfyer në polici, se sapo kishin kaluar kanalin e Lepetanit, ishin nisur në drejtim të Herceg Novit, ndërsa në lagjen Zelenika, kanë pasur një defekt në makinën e tyre, ku pikërisht në këtë moment janë sulmuar nga një grup personash. Sipas dëshmive të 3 të rinjve, ata dyshojnë se sulmi ndaj tyre është bërë për një flamur të vogël që kishte në pasqyrën e makinës dhe se I kishin dëgjuar të flisnin shqip.
nga ana tjetër policia malazeze, thotë se nga hetimet që janë kryer dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt në trafik mes tre shqiptarëve dhe personave të tjerë që ushtruan dhunë ndaj tyre.
Branko Vuksanović
Kosto Dunđerovic
Sergej Dević
/abcnews.al/