Rreth gjysma e vajzave dhe grave në Shqipëri sipas ministres së Mbrojtjes Sociale kanë përjetuar një episod dhunë në jetën e tyre, psikologjike, fizike apo seksuale. Përmes gjuhës fyese e denigruese shpesh forma të saj nxiten prej aty ku miratohen ligje për ta ndëshkuar atë nga salla e parlamentit.
Nga një tryezë diskutimi për dhunë me bazë gjinore Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
“Dëgjoja koleget tane majtas apo djathtas qe ajo salle ka ere parfumesh te shtrenjta. Seksizem total, se zakonisht grate jane ato qe mbajne parfume. Po nuk e di qe ne ne salle na kane zgjedhur per parfumet qe kushtojne nga 100 lekë ne shume me shume po nuk e di kush i ka ato aftesi nuhatje per ti ndare se sa kushtojne..pastaj ai qe po e thoshte nuk besoj se e ka kete nuhatje ne kete moshe…”
Askush nuk është imun ndaj sulmeve të tilla të cilat hapësira digjitale po I përhap me shpejtësi
“41% e grave shqiptare aktive ne internet kane perjetuar nje forme dhune te lehtesuar nga teknologjia .. pavaresisht se me e ulte nr rajon serish shifer alarmante se kemi raste te pa raportuara”
Përpara këtyre situatave apeli vjen për reflektim të të gjithë shoqërisë.
“Duhet te reflektojme te gjithe, te kuptojme se eshte e lehte te politizosh disa ngjarje e fakte, eshte e lehte te bullizosh ajo qe eshte te veshtire te behemi bashke te nxjerresh mesime per te rregulluar situaten dhe te zvogelosh efektet negative te digjitalizimit”
Pak ditë më parë qeveria nisi konsultimet për mbylljen e platformave tik tok dhe snap chat vendim që pritet të merret në përfundim të tyre.