Nuk ka justifikim! Me këtë moto Kombet e Bashkuara apelojnë kundër dhunës ndaj grave në 16 ditët globale të aktivizmit kundër këtij fenomeni.
Një në tre gra në botë sipas organizatave ndërkombëtare i është nënshtruar dhunës fizike ose seksuale nga partneri të paktën një herë në jetë.
Në Shqipëri në rreth 4100 raste përgjatë këtyre 11 muajve dhuna ka qenë e tillë sa gratë kanë mundur mentalitetin dominues se ky është një fenomen që qendron brenda mureve të shtëpisë dhe e kanë denoncuar në polici.
Më shumë se gjysma ose rreth 2700 gra në vend kanë kërkuar urdhër mbrojtje.
Procedimet penale për dhunë ndaj grave referuar të dhënave të Institutit të Statistikave pesë vitet e fundit kanë ardhur në rritje.
Mbi 1800 persona janë proceduar vetëm vitin e shkuar nga rreth 5200 raste të denoncuara dhe zbuluara nga Policia.
Megjithkëtë institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se dhuna ndaj grave mbetet kryesisht e pa raportuar për shkak të mos ndëshkimit, heshtjes, stigmës dhe turpit që e rrethon.
Kombet e Bashkuara dhunën ndaj grave e konsiderojnë si një ndër shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë.
Në rajon në nëntë muaj të këtij viti viktima të dhunës mbetën 174 gra 23% e tyre ishin nën 35 vjeçe.
Ndërsa vitin e shkuar u shënua rekordi i 20 viteve të fundit me 89 mijë gra dhe vajza të vrara.
Në Shqipëri 12 gra humbën jetën për shkak të dhunës në familje./abcnews.al