“Dhuna ndaj grave nis nga pushteti”, Kel Demi ka një mesazh të rëndësishëm për 8 Mars

schedule10:20 - 8 Mars, 2021

schedule 10:20 - 8 Mars, 2021

Enkel Demi ka bërë një thirrje ndaj grave në këtë ditë të veçantë si 8 Marsi. Gazetari u shpreh nga studioja e “Abc-së së mëngjesit” se dhuna ndaj grave nis nga pushteti, ndërsa bëri thirrje që të kontribuojnë për të larguar nga pushteti Edi Ramën, të cilin e cilësoi si kryetarin e dhunuesve të tyre.

“Ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave janë legena. Burrat shqiptarë janë tejet të ashpër, kriminelë por mbi të gjitha janë perversë në dhunën që ushtrojnë. Ata mund të jenë prindërit tuaj, vëllezërit tuaj dhe burrat tuaj, njerëzit që ju komandojnë. Në këtë ditë grave duhet t’ju dhurohet një lloj dinjiteti dhe kjo bëhet duke thënë tamam këtë: Ata që dhunojnë gratë janë legena.

Për fat të keq dhuna ndaj grave është një dhunë piramidale, e cila vjen në përgjithësi nga pushtetarët. Sot ata që kanë pushtetin ose mëtojnë që ta marrin nesër pushtetin kanë një shans të tregojnë se nuk janë legena. Dhe këtë shans mund ta tregojnë me listat e zgjedhësve, të shohim se çfarë lloj deputetësh do të afrojnë, ku do t’i afrojnë dhe sa të guximshëm do të jenë që në grupet e tyre parlamentare të ketë zonja dhe zonjusha.

Për fatin tonë të keq udhëhiqemi nga një kryeministër që është legen sepse dhunon gratë. Mënyra se si i dhunon është e drejtpërdrejtë duke filluar që nga brekët e Violeta Manushit dhe duke përfunduar tek pirunat që ngul në vithet e bashkëpunëtorëve të vet. Ky njeri sot do të bëjë sikur është program, do t’i përqafojë dhe do të bëjë të njëjtin spektakël.”, u shpreh ndër të tjera ai. /abcnews.al