Një ditë më parë janë transmetuar pamjet e dhunës në kopshtin “Piter Pan” në Tiranë.
Sot një ditë më pas, emisioni “Stop” ka mësuar se dy edukatoret që shfaqeshin në video dhe dhunojnë fëmijët, Rajmonda Lumani dhe Laureta Sulaj janë pezulluar. Po ashtu bëhet me dije se është dorëhequr drejtoresha e këtij institucioni arsimor publik.
Po ashtu në këtë kopsht dy edukatoret e pezulluara janë zëvendësuar me staf tjetër, ndërsa është thirrur dhe një takim me prindërit e të gjithë fëmijëve.
Në emisionin “Stop” është dërguar dhe në mesazh dhe mësohet se të gjitha pamjet e transmetuara një ditë më parë janë referuar në organet kompetente për hetime të mëtejshme./tvklan.al