Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohet vëllai i një prej autorëve

schedule16:57 - 29 Maj, 2024

schedule 16:57 - 29 Maj, 2024

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Një nga personat e shoqëruar është vëllai i një prej të shpallurve në kërkim nga policia dhe që po punohet për gjetjen e tij. Gjithashtu, po negociohet edhe me familjarë të tij për t’u dorëzuar.

“Sa i përket dy personave, dyshohet se janë persona se kanë dijeni për këtë ngjarje të rëndë. Një nga të shoqëruarit është vëllai i personit që është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Priet marrja në pyetje e dy personave të shoqëruar. Autorët nuk kanë qenë të maskuar”, raporton ndër të tjera gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet.

Tre autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!