Dhuna ndaj avokatit, 3 autorët në kërkim/ Autori i arrestuar dhe organizatori, të shtunën në gjykatë

schedule15:12 - 31 Maj, 2024

schedule 15:12 - 31 Maj, 2024

3 ditë nga dhuna brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, policia e shtetit eshte ende ne kerkim te tre autoreve te dyshuar te sulmit.  Kontrollet janë fokusuar kryesisht në zonën e Pukës, për shkak të lidhjeve familjarë që të kërkuarit kanë në këtë qytet, dhe ku dyshohet se mund të fshihen. Po ashtu në çdo pikë te kalimit kufitar janë dorëzuar fotot dhe të dhënat e  Elton Kasajt, -Drivald Aliajt dhe Romario Tabakut.

Ndërkohë dy të arrestuarit, organizatori i dyshuar i sulmit barbar Dritan Nano dhe dhunuesi Dorian Alia, pritet që të dalin te shtunen para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas policisë Dorian Alia, Dritan Nano dhe 3 të shpallurit në kërkim që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, dyshohen për veprën penal “vrasja e funskionarëve public”, e mbetur në tentativë.
mësohet  se Dritan Nano vijon të mohojë se ka qenë organizatori I sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi. Megjithatë polica ka prova që e implikojnë në këtë ngjarje, për shkak se nuk kishte rënë dakort të shlyente detyrimet financiare që kishte ndaj zyrës së avokatise së Sokol Mëngjesit.

Gjendja shëndetësore e avokatit i cili u dhunua për shkak të detyrës, vijon të jetë e rënde, por sipas mjekeve, stable. Oret e ardhshme do te jene vendimtare per situaten e tij. Ai vijon te jete ne intubim nen kujdesin e bluzave te bardha ne spitalin e Traumës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!