Dhuna “grushton” futbollin, gjyqtari goditet nga vendasit në sfidën e Kategorisë së Parë, Tomori-Vora

schedule19:36 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 19:36 - 16 Dhjetor, 2023

Duket se është e vështirë të ndryshojmë.

Dhuna goditi përsëri futbollin shqiptar dhe kjo vetëm një ditë pas një vendimi me përjashtim.

Ngjarja ngjau në stadiumin e Beratit, në sfidën mes Tomorit e Vorës në Kategorinë e Parë, ku vendasit e pakënaqur iu vërsulën arbitrit dhe madje e goditën.

Kjo ndodhi shpejt, pasi gjyqtari Bebja dha dy kartonë të kuq radhazi për beratasit, në minutat 14 e 16, duke I lënë me 9 lojtarë.

Sulmi ndaj arbitrit ishte masiv, ndonëse goditja u bë nga individë të caktuar.

Pavarësisht nga dhuna fizike e psikologjike, ndeshja u ndërpre vetëm për pak minuta dhe pastaj rifilloi e vazhdoi deri në fund, duke u mbyllur me fitoren e miqve me shifrat 1-0.

Ngjarja në Berat erdhi vetëm një ditë pasi Komisioni I Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit përjashtoi nga kampionati ekipin e Shënkollit, dhe e zbriti një kategori më poshtë.

Klubi I qarkut të Lezhës u shpall fajtor për dështim në organizimin e ndeshjes ndaj Murlanit, që e humbi 0-3 në tavolinë.

Në atë sfidë të Kategorisë së Dytë u godit zyrtari I ndeshjes nga lojtari vendas, Anton Llezhi, I cili u pezulluar për 15 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!