“Dhuna e shoqëron opozitën kudo”, Gjikondi: Në degradim total, Berisha simbol i agresivitetit dhe vëllavrasjes!

schedule18:43 - 9 Tetor, 2024

schedule 18:43 - 9 Tetor, 2024

“Dhuna e shoqëron opozitën kudo”, kështu është shprehur juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, ndërsa ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Gjatë fjalës së saj Gjikondi tha se është për të ardhur keq kur sheh se nga kush përfaqësohet opozitarizmi në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë gjithmonë simbol i agresivitetit dhe i vëllavrasjes.

E ndalur edhe tek protesta e dhunshme e opozitës që u zhvillua të hënën, e cila u shoqërua me të lënduar si pasojë e hedhjes së molotovëve, juristja Gjikondi shtoi se tani opozita është në dëshpërim dhe në një degradim total.

“Berisha ka qenë simbol i agresivitetit dhe vëllavrasjes. Më vjen shumë keq që opozitarizmi në Shqipëri të përfaqësohet nga ata. Janë në një degradim moral. Janë për të ardhur keq. E gjithë kjo bëhet vetëm për presion pazari.  Këta janë të dhunshmë edhe kur janë në pushtet edhe të dhunshme kur janë në opozitë. Po t’i dëgjosh kur flasin, vetëm moral nuk kanë. Në fillim thanë për Salianjin, më pas e harruan. Tani thonë mosbindje civile gjë që këtë e bën populli jo ata. Por i kemi parë vetëm në mënyrë agresive e dëshpëruese”, tha ndër të tjera Gjikondi.

Gjithashtu Gjikondi komentoi edhe turin që tashmë do të nisë kryeministri Edi Rama me diasporën. Më 26 tetor kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në New York.

“Mendoj që e gjitha është për të bërë efikase votën e diasporës. Këto takime të Ramës në Amerikë janë për të zgjuar dhe ngacmuar nervin e shqiptarëve të Amerikës që gjithmonë kanë qenë me sytë nga Shqipëria”, u shpreh më tej Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!