Lojtarët e Juventusit e kanë nisur katastrofë sezonin dhe humbja e fundit në seri ka qenë në javën e katërt të Ligës së Kampionëve, kur Maccabi Haifa i mundi 2:0.
Atmosfera në dhomën e zhveshjes është trazuar dhe mediat italiane kanë zbuluar detajet.
Massimiliano Allegri është sulmuar nga tifozët dhe është përballur me shkarkimin.
“La Republica” zbulon se atmosfera në dhomat e zhveshjes është e dëshpëruar, se lojtarët janë të ndarë në dy kampe. Disa janë në krah të trajnerit dhe e mbështesin atë, ndërsa ka të tjerë që besojnë se ai po bën punën keq dhe duhet të largohet.
Dyshohet se portieri Szczesny, Cuardado, Danilo, Perin dhe De Scillo janë me Allegrin, ndërsa Locatelli, McKennie, Angel Di Maria, Paredes, Vlahovic, Kostic i kthyen shpinën italianit. /G.D abcnews.al/