Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për shpenzimet e mbrojtjes

schedule08:59 - 15 Korrik, 2023

schedule 08:59 - 15 Korrik, 2023

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar buxhetin vjetor të departamentit të mbrojtjes që përfshin ndryshime të diskutueshme mbi abortin dhe operacionin e ndryshimit të gjinisë.

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024 (NDAA) duhet të miratohet ende nga Senati i kontrolluar nga demokratët, i cili nuk ka gjasa të miratojë projektligjin ekzistues.

Demokratët thonë se republikanët po rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA. Vetëm katër demokratë e mbështetën paketën e shpenzimeve, ndërsa katër republikanë e kundërshtuan atë.

Republikanët konservatorë, megjithatë, janë përqendruar në përdorimin e legjislacionit të mbrojtjes për të avancuar prioritetet kryesore kulturore dhe sociale, duke përfshirë kufizimin e mbështetjes së qeverisë për abortin dhe shërbimet shëndetësore transgjinore.

Ndërsa miratimi i këtij projektligji të mbrojtjes është një fitore për konservatorët e Kongresit, demokratët në Senat po punojnë për legjislacionin e tyre për shpenzimet ushtarake.

Kongresi ka miratuar me sukses legjislacionin vjetor për shpenzimet e mbrojtjes për 62 vjet rresht, një seri që do të jetë në rrezik nëse njëra palë nuk tërhiqet  ose të dyja palët nuk bëjnë kompromis.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!