Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar një projekt-ligj që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar të rrjetit social TikTok. Ky votim i sotëm pasoi përpjekjet e mëparshme të autoriteteve amerikane për të kufizuar aksesin në aplikacion, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.
Fati i projektligjit në Senat është i paqartë, por Presidenti Joe Biden ka deklaruar se ai do ta nënshkruajë projektligjin nëse kalon në Senat. Ligjvënësit thonë se pronari i TikTok ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, diçka e mohuar nga ByteDance dhe TikTok.
Ish-presidenti Donald Trump u përpoq ta ndalonte këtë aplikacion, por pa sukses. /abcnews.al