TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi ngjarjen tronditëse të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Sipas Meçes, kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e dështimeve të akumuluara në sistemin e drejtësisë dhe e mënyrës si është zbatuar reforma në drejtësi.
Ai kritikoi ashpër funksionimin aktual të sistemit, veçanërisht modelin e ri të vendimmarrjes gjyqësore përmes asaj që quhet “dhoma e këshillimit”, ku gjyqtarët marrin vendime pa dëgjuar palët.
Sipas Meçes, fokusi nuk duhet të jetë vetëm në përforcimin e masave të sigurisë në gjykata, por në analizimin e problemeve të thella brenda sistemit të drejtësisë.
“Çështë kjo gjë, që shkon përmbarimi dhe kur shkon përmbarimi, janë bërë aktet, se përmbarimi nuk shkon pa akte. Kalaja sot, ju me të dejtë e përkufizuat viktimë e reformës në drejtësi, sepse kjo reformë në drejtësi që disa vite, po jep produktet e veta me moszgjidhjen e problemeve. Në Gjykatën e Apelit se di sa çështje ka. Është futur një mekanizëm për ta zgjidhur këtë gjë, që është gjëja me anormale dhe më absurde që ekziston sot në botë, dhoma e këshillimit. Ka shkatërruar gjithë mekanizmin. Gjyqtarët vendosin në dhomën e këshillimit, që nuk dëgjojnë fare palët.
E bëmë reformën në drejtësi, i larguam njerëzit e paaftë, të korruptuar, a e zgjidhëm problemin e qytetarit?
Shoh disa faktorë. Kjo ngjarje përveç asaj që quhet vetëgjyqësi. Çfarë mësimi nxorëm? Që të zëvendësojmë me polici sigurinë, jo të shohim se sistemi i drejtësisë paska ca probleme”, tha ai./abcnews.al

