Avokati Edmond Petraj thotë se DHL në Greqi po shkel kontratën, pasi nuk po sillen në Shqipëri, zarfat me votat e emigrantëve shqiptarë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se po sabotohet procesi i votimit.
“Greqia po e saboton marrëdhënien me shtetin shqiptar, sa i takon ecurisë së votimeve. Do ketë inskenime të qarta, DHL ka punonjëse grekë. Ata kanë shkelur konrtatën, Greqia ka shkelur kontratën. Ka shumë problematike në Greqi. Është sabotim i hapur, kjo që po ndodh. DHL do mbajë përgjegjësi të madhe për shkeljen e kësaj problematike. Pjesa e politikës shqiptare ka ndërhyrë në qarqet greke. Dihet kush është pjesa e politikës. Kush është i interesuar që mos të votojnë emigrantët? Pretendimet kanë dalë nga pozita, jo nga opozita. Më vjen keq që nga KQZ nuk ka një reagim zyrtar. Janë çuar zarfa nëpër adresa, është e pakuptimtë. Ka neglizhencë dhe papërgjegjshmëri totale nga DHL. “, theksoi ai./abcnews.al


