“Një pemë për nënën”, ishte nisma e Bashkisë së Tiranës me rastin e 8 marsit. Gra dhe vajza të institucioneve të ndryshme në varësi të bashkise e jo vetëm, mbollën pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se transformimi i këtij qyteti këto katër vite i dedikohet jo vetëm votës së gruas, por edhe punës së tyre në çdo nivel, duke kontribuar për qytetin. Tashmë, është kthyer në traditë që qytetarët e Tiranës t’i bashkohen nismës së Bashkisë për mbjelljen e pemëve në raste të veçanta për ta, si ditëlindje, përvjetore, martesa, etj.
Dhjetra gra dhe vajza i bashkohen nismës së bashkisë për të mbjellë pemë
schedule14:59 - 8 Mars, 2019
schedule 14:59 - 8 Mars, 2019