Dhjetëra vende gati për të njohur Jeruzalemin

schedule15:11 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 15:11 - 26 Dhjetor, 2017

Janë me dhjetëra vendet të cilat përgatiten të ndjekin gjurmët e presidentit amerikan Trump duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. I pari ishte Guatemala i cili deklaroi dhe transferimin e ambasadës nga Tel Avivi.

Vendimi i Trump për Jeruzalemin po mbledh aleatët e parë. Një ditë më parë Guatemala deklaroi së do të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem. por lëvizja e vendit të vogël të amerikës qendrore mund të mos jetë e izoluar. sipas mediave izraelite, shumë shpejt do të vijë dhe deklarata e Honduras, ndërsa janë me dhjetëra vendet që po bëhen gati të mbështesin zgjidhjen e Uashingtonit duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Mes tyre dhe Rumania e Slolovenia.

Zëvendës ministrja e jashtme izraelite deklaroi se është në kontakt me dhjetëra vende, dhe pse nuk dha emra, duke theksuar se po flitet për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet dhe jo për transferimine  ambasadës. Honduras dhe Guatemala janë mes nëntë vendeve që në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së votuan kundër rezolutës që censuronte zgjedhje amerikane për transferimin e ambasadës. Republika çeke e ka njohur Jeruzalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelkit, dhe të njëjtën gjë bëri dhe Rusia në muajin prill të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!