Dhjetëra të vdekur në Sao Paulo pasi stuhitë vdekjeprurëse goditën brigjet braziliane

schedule07:26 - 20 Shkurt, 2023

schedule 07:26 - 20 Shkurt, 2023

 

Autoritetet në shtetin Brazilian të Sao Paulo raportojnë se të paktën 36 persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke detyruar disa qytete të anulojnë festimet vjetore të karnavaleve.

Ekipet e shpëtimit kanë luftuar për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të zhbllokuar rrugët.

Më shumë se 600mm shi ranë në disa zona të dielën, dyfishi i sasisë së pritur për muajin.

Dhjetra person raportohen të zhdukur dhe rreth 50 shtëpi janë shembur dhe kthyer në rrënoja dhe situata është jashtëzakonisht kritike.r.t/abcnews.al