Dhjetëra studentë të arrestuar në Universitetin “George Washington”

schedule14:48 - 8 Maj, 2024

schedule 14:48 - 8 Maj, 2024

Policia filloi të pastrojë një kamp me tenda pro-palestineze në Universitetin George Washington këtë të mërkurë, disa orë pasi dhjetëra studentë u larguan nga vendi dhe marshuan drejt shtëpisë së presidentes së universitetit Ellen Granberg.

Zyrtarët në Universitetin e Uashingtonit kanë paralajmëruar pezullime të mundshme për studentët që marrin pjesë në aktivitete proteste në oborrin e universitetit, raporton AP.

Mediat lokale raportuan se kundër disa studentëve u përdor sprej, ndërsa policia u përpoq t’i pengonte ata të hynin në kamp.

Pothuajse 30 persona u arrestuan, sipas organizatorëve lokalë.

Të martën në mbrëmje, protestuesit që mbanin pankarta që lexonin “Palestinë e lirë” dhe “Hands off Rafa” marshuan drejt shtëpisë së Ellen Granberg.

Policia ka shkuar në vendngjarje edhe mbrëmë, por më pas nuk është bërë asnjë arrestim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!