Dhjetëra shtëpi në Kaliforni në rrezik nga rrëshqitjet e dheut

schedule10:42 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:42 - 4 Shtator, 2024

Qindra familje në qytetin bregdetar Rancho Palos Verdes, Kaliforni janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, një fenomen që ka prekur shtetin prej vitesh, por që është përkeqësuar këtë vit nga një stuhi e fortë në shkurt.

Sipas The Guardian, ngjarja ekstreme e motit 7 muaj më parë ka rezultuar në lëvizje të përshpejtuara të tokës që mund të arrijnë deri në 30 cm në javë. Si pasojë, banorët e Rancho Palos Verdes tani po përballen me shembje ndërtesash, probleme në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ofruesi i energjisë elektrike Southern California Edison ndërpreu energjinë në 140 shtëpi të dielën e kaluar dhe 105 të tjera të hënën në qytet rreth 25 milje nga Los Angeles.

“Unë mendoj se ne të gjithë po mësojmë se nuk ka asnjë mënyrë të caktuar për t’u marrë me një emergjencë si kjo.

Ajo që dimë është se shumë familje po vuajnë nga kjo që po ndodh. Ata po shohin shtëpitë dhe rrugët e tyre duke u shembur rreth tyre”, tha Janice Hahn, zëdhënëse e Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut të Los Anxhelosit, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme.

Hahn i bëri thirrje guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, që të vizitojë zonën për të parë nga afër problemin.

Sipas saj, edhe pse problemi ekziston prej dekadash, dhe tashmë është përshpejtuar në një shkallë që askush nuk mund ta parashikonte.

Vitin e kaluar, shtëpitë në kodër në zonën Rolling Hills Estates të Los Anxhelosit u shembën për shkak të zhvendosjeve të ngjashme, duke çuar në evakuimin e banorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!