Dhjetëra programe rrezikojnë të mbyllen/ Degët prioritare nuk joshin studentët

schedule15:34 - 2 Tetor, 2023

schedule 15:34 - 2 Tetor, 2023

Më pak studentë e më tepër degë që rrezikojnë të mos hapën më. Me të tilla problematika nisi viti i ri akademik në universitetet që ndodhen jashtë Tiranës.

Në universitetin e Elbasanit këtë të hënë u ulën rreth 200 të rinj më pak.

Numri i ulët i studentëve por edhe mungesa e interesit për disa degë që nuk sigurojnë punësim kanë vënë në pikëpytje vazhdimësinë e të paktën 15 programeve.

Në Vlorë katër programe studimi nuk u hapën këtë tetor.

Shpallja prioritet kombëtar nuk i shpëtoi nga mbyllja degët e matematikes, fizikes dhe kimise që së bashku me gjuhën italianë nuk patën asnjë studentë të regjistruar në dy raundet e para.

Bursat dhe avantazhet që u ofruan për degët e mësuesisë të shpallura po ashtu prioritet nuk I joshën studentët të cilët nuk dëshirojnë të bëhen arsimtarë.

Pavarseisht numrit të ulët të regjistrimeve në Gjirokatër këto programe nuk do të mbyllen.

Në universitetin Aleksandër Moisiu ne Durres drejt pezullimit janë tre programe.

Në Shkodër këtë vit ka një rritje me afro 6% të studentëve por ende janë paplotësuar rreth 1 mijë kuota. Historia dhe gjuha frënge janë në rrezik.

Në universitetin Fan Noli ne Korçë në katër programe nuk pati asnjë student të regjistruar.

Befasuese ishin regjistrimet ne fakultetin e Bujqësisë ku të gjitha programet si rrallë here i kane plotesuar te gjitha kuotat.

E ardhmja e degeve me pak studente do te vendoset pas perfundimit te procesit te regjistrimit qe permbyllet në datën 18 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!