Dhjetë vjet më pas, në Beograd rihapet gjykimi për djegien e Ambasadës Amerikane

schedule17:05 - 6 Nëntor, 2017

schedule 17:05 - 6 Nëntor, 2017

Në Beograd do rihapet çështja e flakës që iu vu Ambasadës Amerikane, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Disa persona janë dënuar me kusht por gjykata ka vendosur ripërsëritjen e këtij gjykimi, me akuza të ngritura ndaj oficerëve të policisë e nën monitorimin e Ambasadës Amerikane.

Dhjetë vjet më vonë një gjykatë të Beogradit ka arritur deri në fund të procesit kundër shtatë të akuzuarve si ideatorë. Hetimet ishin bërë katër vjet pas ngjarjeve në rrugën e ambasadave. Kjo çështje i është përmendur Serbisë si pengesë në marrëdhëniet Beograd-Uashington. Ambasada nuk ka kërkuar dëmshpërblim, por vetëm drejtësi.
Mbrojtja e të pandehurve kërkon lirimin pasi thonë se në këtë rast duhej akuzuar të gjithë demonstruesit.
Aktgjykimi pritet të shpallet pas dhjetë ditësh.
Prokuroria ka akuzuar, në një proces të ndarë, edhe pesë zyrtarë policorë pasi dyshohet se kanë dhënë urdhër për largimin e policëve që ruanin ambasadën dhe lejimin e sulmit.
Gjatë këtyre ngjarjeve i vdekur ka ngelur edhe një serb i ri që ishte futur brenda kur ambasada mori flakë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!