Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule11:19 - 2 Korrik, 2021

schedule 11:19 - 2 Korrik, 2021

Dhjetë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 kanë ndaluar  E. H., 36 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg për dhunë në familjel.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 kanë ndaluar B. Sh alias K. G., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për vepren penale “Mosdhënie të mjeteve për jetesë”.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë G. Ç., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l ka aksidentuar një mjet tjetër që drejtohej nga A. D. Si dhe për  pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë të cilët pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.

Në pranga u vunë edhe K. D., 37 vjeçe, Z. G., 56 vjeç, S. S., 52 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe B. K., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar edhe  dy persona të tjerë, A. M., 49 vjeç dhe F. A., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje qarkullimi. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!