Dhjetë të arrestuar në Itali në një operacion anti droge

schedule15:24 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:24 - 20 Shtator, 2017

Janë dhjetë të arrestuarit në një operacion antidrogë nga policia e Milanos, e cila zbuloi një organizatë që merrej me trafik droge dhe drejtohej nga dy familje shqiptare. Në pranga kanë përfunduar nëntë shtetas shqiptarë dhe një italian të moshës nga 22 deri në 54 vjec. Ata akuzohen për trafik kokaine, heroine dhe marijuane. Hetimet kanë zgjatur tetë muaj, dhe gjatë kësaj kohe hetuesit kanë zbuluar se organizata ka përfituar rreth 2 milion euro nga trafiku i drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!