Që pas konfirmit të rasteve të para me koronavirus, në vendin tonë kanë nisur të merren masat në bazë të planeve të parashikuara.
Para pak ditësh ku konfirmuan dy rastet e para ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 10. Kështu në vend ka nisur dezinfektimi i institucioneve dhe zonave publike në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Gjatë natës që shkoi janë dezinfektuar ambientet publike në Elbasan si dhe rrugët në Fier ndërsa ditën e sotme ka nisur dezinfektimi edhe Vlorë. Pastrim ika nisur në institucione si Gjendja Civile, Pallati i Kulturës, Zyra e Punës, vende këto ku ka shërbim ndaj qytetareve.
Veç dezinfektimit të ambienteve publike, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit qeveria ka njoftuar mbylljen e shkollave dhe të çerdheve si dhe është kërkuar shmangia e autobusëve apo ceremonive në të cilat marrin pjesë një numër i madh njerëzish. /abcnews.al/