Dhjamosja e mëlçisë, Daka: Kategoria më e rrezikuar, ushqimet që duhen shmangur

schedule09:46 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:46 - 18 Tetor, 2021

Dhjamosja e mëlçisë është një patologji me një predominancë gjithnjë e në rritje. Mjekja Albana Daka, gjatë rubrikës “Abc-ja e shëndetit”, shpjegoi se më shumë se 60 përqind e njerëzve mbipeshë dhe obezë preken nga dhjamosja e mëlçisë. Ajo theksoi se kjo sëmundje mund të çojë në probleme serioze, pasi mund të shkaktojë dëmtim të indeve në mëlçi, duke shkaktuar cirrozë.

Rreth 20% e të rriturve kanë një formë të kësaj gjendjeje.”Nëse dhjamosja është deri në gradën e katërt kalon te fibroza e mëlçisë deri te shkatërrimi i fibrit të mëlçisë. Në këto raste, mëlçia fillon dhe humbet funksionin e vet dhe organizmi futet në një gjendje kaotike, që kur kalon nivelin e cirrozës bëhet e papajtueshme me jetën.”, tha Daka.

Sipas saj, një person i prekur nga kjo patologji është kandidat për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe nga sëmundjet e zemrës. Dieta ka një rol kryesor në këtë patologji, ndaj mjekja Daka vuri theksin te ushqyerja e shëndetshme. Cilat janë ushqimet që duhen shmangur? “Dhjamosja e mëlçisë ndodh kryesisht në personat mbipeshë dhe obezë, të cilët kanë një regjim të çrregullt.

Kanë abuzuar me sheqernat, ushqimet e procesuara, me alkoolin, yndyrnat dhe këto janë faktorë riskues për dëmtimet e mëlçisë. Nëse një person mbipeshë ose obez, ku dhjamosja e mëlçisë është në kuadrin e asaj që quhet sindromë metabolik, që ndodh tek personat mbipeshë, të cilët kanë një nivel trigliceridesh të rritur, kanë nivele më të larta se normat të tensionit të gjakut.

Kanë një prishje të tolerancës së dëmtuar të glukozës apo sheqerit. Një person me këto katër simptoma futet në atë që quhet sindromi metabolik dhe në shumicën e tyre, kemi dhjamosje të mëlçisë në grada të ndryshme. Të gjithë këto persona, që kanë këto problematika, kanë një kequshqyerje, e cila është e kombinuar me një stil jetese pasiv.”, thotë Daka.

/abcnews.al

 

 

 

shpjegoi ajo. /abcnews.al