Dhimitri deklaron votën pro marrëveshjes së “5 qershorit”: Nuk bëj lojërat e Ramës!

schedule20:25 - 22 Korrik, 2020

schedule 20:25 - 22 Korrik, 2020

Deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri, përmes një statusi në facebook ka deklaruar votën e saj pro marrëveshjes së 5 qershorit.

Deputetja Dhimitri shkruan se është kundër çdo ndryshimi që cenon interesat kombëtare dhe ato qytetare të vendit.

Sipas saj, çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga kryeministri Rama për të arritur objektivat e veta politike.

“Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnjë ndryshim!”, shkruan Dhimitri.

Postimi i plotë:

Konfirmoj VOTËN PRO Marrëveshjes së 5 qershorit 2020!

  1. Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!
  2. Votoj PRO Marrëveshjen e dakortësuar me 5 qershor 2020 dhe jam kundër çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve të vendit tim.
  3. Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!
  4. Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike.
  5. Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.
  6. Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.
  7. Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.
  8. Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë.
  9. Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnje ndryshim!./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!