Dhimbjet janë të dukshme, Ismajli bën me “dhimbje koke” Empolin, ja sa pritet të mungojë

schedule11:57 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:57 - 28 Shtator, 2022

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Islandën në “Air Albania”, një sfidë që u duk se do të shkonte në favorin e kuqezinjve, por në sekondat e fundit të shtesës pranojmë një gol amatoresk.

Një barazim që ka zhgënjyer të gjithë, nga tifozët e deri tek protagonistët e fushës që janë po vetë lojtarët.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kombëtares iu dëmtua një tjetër lojtar kyç në formacionin kuqezi dhe në atë të Empolit.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin i cili  nga fundi i ndeshjes u detyrua të dilte me barrierë nga fusha e lojës për shkak të dëmtimit që mori. Dhimjet janë të dukshme te lojtari, i cili doli nga “Air Albania” duke shtrënguar “dhëmbët”.

Për “Supersport” mbrojtësi kishte pranuar se ndjen shumë dhimbje, ndërsa theksoi se do iu nën shtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe nëse konfirmohet një dëmtim muskulor, atëherë Ismajli mund të mungojë nga 4-6 javë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!