Dhimbje, lot dhe përleshje: Tifozët e klubit të famshëm përjetojnë keq rënien nga kategoria

schedule12:16 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 12:16 - 9 Dhjetor, 2019

Rrëzimi nga kategoria përjetohet keq nga të gjithë dhe dhimbja e tifozëve nuk përshkruhet me fjalë. Aq më tepër kur diçka e tillë i ndodh për herë të parë klubit. Kështu ka ndodhur në Brazil, aty ku një nga ekipet më të famshme ka rënë një kategori më poshtë.

Klubi nga Bela Horizonte, Cruzeiro nuk e kishte provuar kurrë më parë këtë ndjesi. Humbja e mbrëmjes së kaluar kundër Palmeiras ka qenë fatale për klubin 98-vjeçar, që do të provojë për herë të parë aktivizimin në divizionin e dytë të futbollit brazilian.

Dëshpërimi i tifozëve

Ekipi i humbi të pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe preku fundin kundër ekipit të Skolarit në shtëpi. 0-2 fitoi Palmeiras dhe në stadium shpërtheu kaosi. Goli i dytë i miqve i dha fund shpresave të Cruzeiros.

Acarimi i tifozëve të Cruzeiros

Tifozët nuk duruan më dhe pesë minuta përpara fundit të ndeshjes nisën të shkulnin stolat dhe t’i hidhnin në fushë. Objektivi ishte goditja e lojtarëve të ekipit, por policia ndërhyri menjëherë dhe nisi përplasja tifozë-polici. /abcnews.al