Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Sevilla dhe dy pikët e lënë në duelin e ditës së premtes mund t’i kushtojnë titullin skuadrës katalanase. Reali Madrid e ka gjithçka në dorë dhe shpallet kampion Spanjë nëse i fiton nëntë ndeshjet që i kanë mbetur.
Frenkie De Jong e ndoqi nga stoli këtë sfidë, ndërsa do i duhet t’i ndjekë nga TV ndeshjet e ardhshme. Mesfushori holandez ka probleme në muskujt e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë disa javë. Një lajm i keq për trajneri Quique Setien, i cili dëshiron t’i ketë të gjithë të gatshëm këtë periudhe.
Barcelona ka konfirmuar problemet e De Jong me anë të një komunikate zyrtare. Gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë dhe Setien shpreson ta ketë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur, teksa mediat iberike raportojnë se lojtari do të qëndrojë një muaj jashtë. /abcnews.al
[COMMUNIQUÉ MÉDICAL] @DeJongFrenkie21, blessé au muscle soléaire de la jambe droite.
Plus d’infos ? https://t.co/oYPagi45Ic pic.twitter.com/0MFJUG9ROJ— FC Barcelona (depuis ?) (@fcbarcelona_fra) June 21, 2020