Java e 13-të e kategorisë superiore ka rezervuar ndeshje derbi, Partizani-Dinamo do të përballen mes tyre ditën e hënë në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”.
Në derbin e dytë mes demave dhe bluve, trajneri Ilir Daja duhet të bejë llogaritë pa dy prej mbrojtësave të skuadrës.
Filip Gligorov nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Dinamos për shkak të një dëmtimi, ku në ndeshjen kundër Vllaznisë lojtari luajti vetëm 38 minuta. Sipas klubit lojtari ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe trajneri nuk do të rrezikojë.
Ndërkohë, edhe Aleksandër Damcevski nuk është akoma gati, i cili vazhdon me rikuperimin pas operacionit në gju.
“Dhimbje koke” për trajnerin Daja i cili duhet të gjejë zevendësuesit e tyre në një sfidë delikate siç është derbi ndaj Dinamos, ku demave iu duhet të rikthehen tek fitorja pikërisht ndaj bluve. /f.a/abcnews.al