“Dhimbja mundet nga krenaria”, nipi i Adem Jasharit: Duhet paqe midis Kosovës dhe Serbisë

schedule18:36 - 6 Mars, 2021

schedule 18:36 - 6 Mars, 2021

Në një intervistë të dhënë për ABC Bekim Jashari, djali i Hamez Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit  ka folur në lidhje me masakrën që ka ndodhur 23 vite më parë në familjen e tij.

Jashari ka thënë për gazetaren Linda Karadaku se inatet personale i kanë lënë mbrapa. Ai thekson se dhimbja është e madhe por kur kujtohen ato momente të vështira I bën të ndihen më të fortë për të bërë përpara.

Ndër të tjera ai ka theksuar se shqiptarët në të ardhmen do të jenë një faktor i rëndësishëm në Ballkan.

Me babin kam qenë si shok dhe si vëllezër, malli më merr shumë. Është një person që nuk do e zëvendësojë askush. Ne jetojmë 50 metra larg kullave që janë kthyer në muze, Dhimbja ekziston por është dhe një krenari që të jepet për jetën dhe për vijimin e jetës. Ka miliona vizitore dhe pjesa më e madhe e tyre dhe sjellja e tyre të jep shumë motivim për të bërë përpara. Krenaria dhe forca e mund  dhimbjen dhe aq më shumë kur e shef se po respektohen dhe respektohen jo vetëm nga populli shqiptar por edhe nga të tjerët. Ajo që më dhemb aty janë vetëm gjendja e keqe në të cilën ndodhen objektet. Ato e kanë ditë atë që i priste por donin që të binin kurban i këtij shteti.

Tashmë Kosova është në rrugë të mbarë për tu bërë përpara dhe ka një ndryshim të madh duke e krahasuar me vitet ’99, por ne nuk jemi të kënaqur pasi dhe ato vetë e dinë që mund të bënin më shumë se kaq”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se tashmë ka ardhur momenti që midis Kosovës dhe Serbisë të vendoset paqe.

“Unë shpresoj që tashmë të zgjidhen të gjithë mosmarrëveshjet, pasi duket se amaneti i të rënëve ka shkuar në vend në momentin që kemi një nivel ekonomik dhe mirëqenie të sigurtë. Nëse ne do të arrijmë që të krijojmë kushte që shqiptarët ta duan vendin për të jetuar këtu themi se e kemi çuar amanetin e dëshmorëve në vend, por fatkeqësisht kemi emigrim.”Bac u kry”, është kuptimi i përfundimit të dialogut me Serbinë dhe fillimi i zhvillimit ekonomik.Me Serbinë të krijohet një fqinjësi e mirë”, është shprehur ndër të tjera ai. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!