Dhespina flet para finales së “Style Star”, një “thumb” për Aldën, s’i kursen as kritikat për jurinë

schedule14:40 - 11 Qershor, 2021

schedule 14:40 - 11 Qershor, 2021

Dhespina Jahja, një ndër konkurrentet më të forta të “Style Star”, ka dhënë një intervistë pak orë para finales së spektaklit të modës. E ftuar në “FriendZone” në ABC, Dhespina komentoi përplasjet e vazhdueshme me konkurrenten tjetër, Aldën. E pyetur nga moderatorja Liesa Haxhiasllani mbi debatet mes tyre, ajo tha se detajet preferon t’i mbajë larg vëmendjes së publikut.

“Nuk kam asgjë me të, në fakt kanë ndodhur disa gjëra që më kanë prekur dhe mërzitur shumë. Jam munduar ta menaxhoj gjatë gjithë kohës dhe t’i mbaj brenda meje sepse jeta pas emisionit vazhdon. I kam dhënë fund pavarësisht se ata kapeshin çdo herë. Dua t’i lë në prapaskena seose aty kemi ardhur për stil dhe prapaskenat të rrinë atje.“, tha Dhespina.

Ajo nuk kurseu dhe një thumb për Aldën, duke iu referuar kritikave ndaj saj për veshjet rozë që ajo shpeshherë ka zgjedhur gjatë puntatave. “Më e bukura e kësaj finaleje do të jetë pjesa që Alda do të vishet me të bardhë dhe të zezë më në fund.“, tha Dhespina. Më tej, Dhespina nuk kurseu dhe një kritikë drejtuar jurisë.

“Më ka prekur shumë pjesa që dikush nga juria vendoste gjithmonë pesë për vajzat e tjera dhe humbja vlerën që realisht meritoja ose disa nga gocat. Prandaj them që kjo më ka prekur nga juria, do të doja të ishin më të sinqertë. Por përgjithësisht është shumë bukur, shumë emocione, nuk e prisja që të ishte kaq i vështirë televizioni.”, tha ajo.

Ndërkaq, ajo u ndal dhe tek projektet që do të realizojë pas përfundimit të spektaklit. “Kam dy projekte shumë të bukura që do të realizohen. Do të jetë diçka e bukur dhe shpresoj të mirëpritet nga publiku, mezor po pres që të realizohen.”, tha Dhespina. xh.d/abcnews.al