Foto ilustruese
Pasditen e sotme në zonën e Drimadhes në Himarë, në një skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det, si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyet një bidon me 28 litra benzinë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 pushues nga Kosova si edhe drejtuesi i skafit.
Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi, Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta tre shtetas 24 vjeçar dhe një 21 vjeçare, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.r.t/abcnews.al