Dhëndri i Berishës para gjykatës, ortaku i tij del i pashoqëruar nga GJKKO

schedule14:04 - 23 Tetor, 2023

schedule 14:04 - 23 Tetor, 2023

Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Bektashi doli i pashoqëruar, teksa kur hyri, ishte nën shoqërimin e dy punonjësve të policisë.

Ndërkaq, aktualisht është duke u zhvilluar seanca ndaj Jamarbër Malltezit, ku ABC News ka siguruar foto ekskluzive.

Akuzat e ngritura:

Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;

Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi./abcnews.al