Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dhëmbët, kujdesi i vonuar/ Stomatologët: 83% e fëmijëve me probleme dentare

schedule14:55 - 22 Mars, 2026

schedule 14:55 - 22 Mars, 2026

Shumica e shqiptarëve vijojnë të shkojnë tek dentisti sa herë kanë dhimbje.  Problemet me dhëmbët  sipas mjekëve stomatolog nisin që në vogëli dhe avancojnë me moshën.  Studimet tregojnë se 83%  e fëmijëve  12 deri 13 vjeç kanë të paktën një dhëmb të prishur.

Dy janë grupmoshat, fëmijët në parashkollor dhe shkollë ku  duhet bërë me shumë dhe në aspektin e dietës, konsumojnë produkte me sheqer,  pije energjike, shkaktojnë problematikë, të edukohen me higjienën orale, prindërit duhet të bëjnë punë të veçantë. Të moshuarit për shkak të sëmundjeve sistemike që kanë, problemet financiare, përfshirë dhe individët me nevoja të veçanta.  83 % e fëmijëve kanë një eksperiencë të dhëmbëve të prishur. Vetëm 17 % nuk kanë një dhemb të prishur, të hequr apo mbushur. Me vendet e rajonit jemi aty, aty, me vende si Europa Perëndimore prevalenca është më e lartë”, tha Dorjan Hysi.

Shpesh një shëndet jo i mirë i gojës sipas mjekëve stomatologë  bëhet shkak për  sëmundje të tjera.



“Duhet të kuptojmë të gjithë se kaviteti I gojës është I lidhur me organizmin në tërësi. Çdo problematikë që ndodh në kavitetin e gojës që shkaktohet  nga mikroorganizma të cilët më pas  kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke na dhënë probleme në sistemin kardiak apo sisteme të tjera kështu që kujdesi I kavitetit të gojës është një kujdes për organizmin në tërësi. Shumë pathologji që mund të jenë fillestare shfaqin shenja në kavitetin e gojës. Kaviteti I gojës është dhe si dritare që mund të kapësh dhe trajtosh në faza të hershme një pathologji”, shtoi mjeku.

Prandaj në ditën botërore për shëndetin e gojës mjekët vënë theksin tek parandalimi.

“Që vitin e parë të jetës fëmija duhet të  çohet tek dentisti pastaj çdo gjashtë apo 12 muaj në varësi të asaj që të jep mjeku stomatolog i cili sheh dhe vlerëson  riskun që mund të ketë”, përfundoi ai.

Një kujdes më i mirë për dhëmbët që në fëmijëri do të thotë më pak kosto shëndetësore  dhe ekonomike në të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!