Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka sjellë një rast hedhjeje “dheu elektoral” në një rrugë të Shkozës. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se këto veprime në këtë kohë tregojnë panik e frikë nga ndëshkimi që do marrë qeveria më 25 prill.
Xhixho shkruan se qeveria nuk e bëri detyrën ndaj qytetarëve në 8 vite dhe tani po mundohet “të mashtrojë njerëzit që jetojnë në zonë.” Nënkryetarja e LSI shprehet se Alqi Bllako dhe të tjerët do ta marrin përgjigjen me votat e popullit.
POSTIMI
Panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do merrni më 25 prill tregon ky dhe’ elektoral i hedhur sot në Shkozë….
Posted by Erisa Xhixho on Saturday, April 10, 2021