Trajneri Besnik Prenga thotë se ekipi kombëtar shqiptar, megjithëse dha maksimumin, nuk mund të bënte më tepër në kampionatin evropian, EURO 2024.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Prenga u shpreh se lojtarët e kombëtares, pavarësisht se luajnë në kampionate të forta, nuk kanë luajtur shumë minuta.
“I vlerësuam kundërshtarët më shumë seç duhet. Ne, megjithëse dhamë maksimumin, nuk mund të bënim më shumë në këtë evropian. Unë mendoj se lojtarët shqiptarë, pavarësisht se luajnë në kampionate të forta, nuk luajnë në ekipe elitare, në ekipe që marrin kampionate, nuk kanë minuta. Po të shikojmë formacionin bazë tonin, janë 7-8 lojtarë që nuk kanë minuta”, theksoi ai./abcnews.al