Dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllanë e shokun, Berisha reagon për heroin 18-vjeçar: I pavdekshëm me veprën e tij

schedule17:32 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:32 - 14 Korrik, 2022

Anri Kashiku sot bërë një gjest heroik që do të mbahet mend gjatë, sidomos nga vëllai dhe miku i tij, të cilët i shpëtoi nga mbytja, por vetë nuk mundi të dilte i gjallë.

Anri 18-vjeçar, pa hezituar u fut mes dallgëve në det dhe ndihmoi vëllanë dhe mikun, por valët e përpinë duke e mbytur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë por edhe gjest heroik, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka ndarë dhimbjen me familjen Kashiku.

Reagimi i Berishës:

Një hero i vërtetë!

Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.

Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!