Komunikimet në aplikacionin Sky Ecc dhe përgjimet e Prokurorisë së Posacme SPAK, kanë çuar në zbulimin e e ish agjentit të Operacionales, Igli Haxhiaj, i cili jeptet informacione tek persona të cilët ishin nën përgjim dhe nën hetim nga ana e autoriteve si pjesë e grupit të Elvis Docit, I njohur si Visi I Pojës.
ABC News, ka siguruar komunikimet të shumta të Igli Haxhiaj në aplikacinnin SKY Ecc, me Denis Myftiun të shpallur në kërkim për llogari të autoritetvet Italiane si lidhje e ngushtë e Elvis Docit, për trafikimin e qindra kilogramëve kokainë. Denis Myftiu, rezulton se është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali.
Ish-oficeri Operacionales, Igli Haxhiaj, në dhjetor të vitit 2020 komunikon me Denis Myftiun, duke I kërkuar takim, pasi I kishin prezantuar disa miqë të përbashkët.
IGLI HAXHIAJ: Fola pak me ato çunat, më thanë që kishe merak për disa gjëra, po më sigurove ti që nuk më nxjerr nëpër biseda takohemi pak bashkë. Këto biseda dihet si janë”
DENIS MYFTIU: Ndonjë merak nuk kam por gjithsesi takohemi të hënën dhe diskutojmë në kafe.
Më vonë Igli Haxhiaj I shkruan Denis Myftiut seai ndihmohet edhe nga dy miq të tij policë, për të marrë informaicone dhe për këtë kërkon 15 mijë euro, pra nga 5 mijë euro për secilin.
IGLI HAXHIAJ:Vëlla kjo është punë me kosto, kam vënë dhe shokët në siklet. Jemi tre veta nga 5 mijë. Unë kam burrëri. Mos mendo që është gjobë.Ti, nusja, nënë, Asti I keni telefonat në përgjim. Kjo info është falas, të tjerat bojnë lekë.
SPAK ka dyshime se Igli Haxhiaj është përfshirë edhe trafikun e drogës pasi janë gjetur në “SkyECC” edhe biseda më përdorues të tjerë, me të cilët flet për shitje dhe transport kokaine.. Megjithatë, deri tani, nuk ka prova të jenë sekuestruar sasi narkotikësh që lidhen me Igli Haxhiajn.
Pavarësisht se para trupës gjykuese, pretendoi se nuk ka pasur kurrë, aplikaciono Sky Ecc, gjykata e Posacme vendosi ta lërë në burg Igli Hxhiajn, sit ë dyhsuar për veprët penale korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor.
Tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.
Në total Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri. Mes persoanve që kanë masa sigurie arresti me burg, për këtë operacion është edhe Visin e Pojës, I cili është në kërkim edhe nga SPAK, pasi grupi i tij u godit disa muaj më parë, ku Prokruoria e Posaçme lëshoi rreth 50 masa sigurie.

