Vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra si Drejtori i Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, por mesa duket, Perlat Kapisyzit, momentet e vështira, sfiduese por edhe momentet e gëzimit që ka kaluar me kolegët e tij do i mbeten gjatë në mendje.
Së fundmi Perlat Kapisyzi ka surprizuar kolegët e tij me një mesazh të varur pranë hyrjes së spitalit.
Në mesazhin e Kapisyzit për kolegët thuhet: Luftuat duke dhënë dashuri, ia dolët isha me fat që ju kisha pranë. Ju përqafoj të gjithëve!
Nga ana tjetër mësohet se postin e drejtoreshës së Spitalit “Shefqet Ndroqi” do e mbajë përkohësisht mjekja Silvana Bala e cila është komanduar në këtë detyrë të martën./abncews.al/