Dha dëshmi të rreme për një vrasje në lokalin e tij, arrestohet 53 vjeçari që ishte në kërkim

schedule12:05 - 27 Shtator, 2023

schedule 12:05 - 27 Shtator, 2023

Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se 53 vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij në Grudë të Re.

Gjykata e Shkodrës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dëshmi të rreme. Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj. Policia arrestoi 30 vjeçarin Eduart Kësolla si autor të vrasjes pasi dyshohet se ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve./abcnews.al