Dha 100 mijë euro për duetin me Noizy-n? Reperi shqiptar tregon si qëndron e vërteta

schedule12:52 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:52 - 19 Qershor, 2021

Një deklaratë që S4MM bëri pak ditë më parë ka çuar në përplasjen me reperin Gent. Reperi shqiptar nga Tetova deklaroi se Gent kishte paguar 100 mijë euro për duetin me Noizyn që mban titullin “Shum Shum”. Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Gent, gjë që ka sjellë dhe një debat shoqëruar me një sërë ofendimesh mes tyre.

Gjatë një videoje Gent i drejtohet shqiptarit nga Tetova duke i thënë: “Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ndërkohë që S4MM i është përgjigjur: “Meqë ra fjala 100 mijë euro ke paguar, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm.” Ai thotë se ka paguar këtë shifër vetëm për versionin audio dhe jo me klip.

Por, Gent ka reaguar më pas duke publikuar kontratën e firmosur me grupin OTR, duke treguar se ka paguar 23,760 euro. Më tej, ai vijon me ofendimet ndaj S4MM, të cilin e krahason me një kafshë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!