Dezinformimi/ Karamuço: Pas arrestimit të Belerit u hapën 64 portale të paidentifikuara propagandistike

schedule20:57 - 3 Prill, 2024

schedule 20:57 - 3 Prill, 2024

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka deklaruar në “Real Story” se portalet deiznformuese janë shtuar shumë në Shqipëri.

Sipas tij, këto portale dëmtojnë jo vetëm bizneset, por dhe individë të caktuar, të cilët identifikohen si kriminele dhe pa qenë.

Sakaq, ai ka zbuluar se pas arrestimit të Fredi Belerit, u hapën menjërët 26 portale të paidentifikuara, që bënin propagandë për këtë çështje.

“Kur vjen një partner serioz për të lidhur një kontrat, e cila normalisht ka  përfitime jo vetëm për atë, por për të gjithë neve, ai do të hapi dhe do të shikojë në Google Search se ky person nga informacione të mediave të paidentifikuara del që ka qene bandit, vrasës etj dhe ai largohet. Ka ndodhur në dy raste në Shqipëri kohët e fundit dhe i janë lutur këtyre portaleve në Shqipëri, hiqini, fshijini se na dëmtoni imazhin në raport me biznesin.

Mbas arrestimit të Belerit janë numëruar 64 portale të paidentifikuara brenda dhe jashtë vendit që flisnin vetëm propagandë, vetëm për këtë çështje, sigurisht të influencuara nga dikush, ato quhen influenca malinje pavarësisht se Greqia është vend fqinj i joni, anëtar i NATO-s etj, por 64 të menjëhershëm që mbërrijnë nga hiçi është një alarm në këtë drejtim që po flasim”, u shpreh Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!