Dezinformimi dhe portalet shpifëse/ Frrok Çupi: Të nxitura dhe të paguara nga politika, kërkojnë të rrënojnë stabilitetin në vend

schedule21:02 - 18 Prill, 2024

schedule 21:02 - 18 Prill, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se dezinformimi që vjen nga mediat dhe portalet, lidhen drejtpërsëdrejti me politikën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se këto media janë të nxitura dhe të paguara për të bërë shantazh, por edhe për të rrënuar stabilitetin në vend.

“Pak a shumë është fusha jonë dhe na prek të gjithëve. Gazetarët janë mjeti që përdoren për ta kryer këtë gjë. Kjo është pika fundore e një krimi shumë të rëndë që po kryeht sot, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, sidomos kundër Perëndimit dhe vendeve të përparuara. Pika fundore do të thotë se këta kanë një frymëzim, kanë një nxitje dhe kanë një pagesë. Kjo vjen e tëra, shumë pak mund të jetë ardhur nga bizneset, nga egoizmi i turstëve, nga cinizmi, kjo vjen drejtpërdrejt nga politika dhe nga shantazhi politik ndaj nesh. Për të bërë këtë lidhje, Shqipëria sot ka një qytetari krejt tjetër. Ka shumë politikanë në Shqipëri, organizata politike që SHBA i konsiderojnë si organizata të dhunshme, që po kërkojnë të rrënojnë stabilitetin në vend. Kanë agjendën e tyre.

Ne jemi botë e hapur tani. Mendoni një gazetë, portal nëpër botë, të dëgjojë një ish presidentin, ish kryeministrin, ish kryetarin e Parlamentit, i cili thotë që unë kam 300 Vojo Kush mbrapa, që do të vras prokurorin e përgjithshë, do shkaktoj terorr. Dëgjojmë që ish kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Beleri, është konsideruar heto nga një pjesë e politikës shqiptare. Është konsideruar terorizëm ajo që po bën drejtësia shqiptare kundër tij, SPAK është konsideruar organizatë terroriste. Për fat të keq, ne kemi një media, media nuk janë gazetarët, kemi një media që i rri larg realitetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!