“Dezinformimi”/ Braçe: Problematikë. Portale që kanë gjuhën shqipe, por vijnë nga vende të huaja si Rusia

schedule11:36 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 11:36 - 4 Dhjetor, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se dezinforimi mbetet një problematikë.

Në një deklaratë për mediat, Braçe u shpreh se ka institucionet e drejtësisë duhet të marrin pjesë në seancat dëgjimore të komisionit parlamentar të dezinformimit.

Sipas Braçes, ka portale në gjuhën shqipe, të cilat kanë origjinë Rusinë, apo vende të tjera keqdashëse.

“Nuk mbarojmë këtu me seancat dëgjimore. Ka ardhur momenti, nga këto institucionet, institucionet e drejtësisë do duhen të jenë përballë seancave dëgjmore, të marrin problematike për rastet e sulmeve kibernetike. Këto institucione përballen me boshllëqe ligjore. Në përmbyllje të këtyre seancave dëgjmore, jam i bindur që, e para jemi zbuluar dhe do duhet ta përsëris, është shqetësim shumë i madh. Ministri i Brendshëm, Policia e Shtetit, janë në boshllëk të plotë ligjor për të ndërhyrë. Nuk ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste. E dyta, krijon një problem shumë të madh informaliteti, në adresa të përdorura në rrjete sociale,. por edhe në internet. Shumë e vështirë për të identifkuar se kush është pask këtyre portaleve. Ka poretale me gjuhë shqpe, që ka origjinë Rusinë, apo vende të tjera keqdashëse. Problem mbetet dezinforimi i brendshëm. Ngjarja e fundit tragjike në Tiranë, ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Do të kalojmë në fazën e uljes në tavolinë me ekspertët, të adresojmë problemet që kemi”, theksoi ai./abcnews.al