“Dezinformimi”, bojkoton opozita/ Deputetët nuk marrin pjesë në mbledhjen e dytë

schedule10:17 - 17 Korrik, 2024

schedule 10:17 - 17 Korrik, 2024

Opozita ka bojkotuar sërish mbledhjen e komisionit të Dezinformimit. Edhe në mbledhjen e parë, të mbajtur në fund të qershorit, opozitën bojkotuan ashtu siç kishin paralajmëruar.

“Edhe sot opozitarët nuk kanë marrë pjesë ndonëse në mbledhjen e kaluar iu është bërë thirrja nga kryetari Erion Braçe për të marrë pjesë me qëllim gjithëpërfshirjen. Por edhe këtë të mërkurë s’ka pasur pjesëmarrje. Mbetet të shihet si për këtë komision dhe për atë antikorrupsion, me të cilin opozita vijon me të njëjtin skenar.”, raportoi gazetarja Fiona Xhafaj.

Komisioni u miratua më 11 prill në Kuvend me 73 vota të socialistëve. Ky komision ka si qëllim identifikimin e fushatave dezinformuese në media, mbështetjen financiare të mediave apo organizatave të shoqërisë civile dhe do të ushtrojë funksionet e tij për 12 muaj.

Në përfundim të punës, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe masat administrative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!