Dezertoi nga Koreja e Veriut, ish diplomati emërohet këshilltar në Korenë e Jugut

schedule11:31 - 19 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 19 Korrik, 2024

Ish-diplomati i Koresë së Veriut, Tae Yong-ho është emëruar lideri i ri i kabinetit këshillues të presidentit të Koresë së Jugut.

Yong-ho u bë zyrtari më i lartë që dezertoi nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut. Në fakt, mijëra njerëz kanë ikur nga një vend në tjetrin, por ai u bë personi i parë që mori postin e zëvendësministrit.

Yong-ho, 62 vjeç, ishte zëvendësambasadori i Phenianit në Britani të Madhe përpara se të ikte në Korenë e Jugut në vitin 2016. Pheniani e quajti atë “llum njerëzor” dhe e akuzoi për përvetësim të fondeve shtetërore dhe krime të tjera.