Devolli ‘rrjedh’ majtas pas tre dekadash, Duro i PS zgjidhet kryetar i bashkisë

schedule16:26 - 15 Maj, 2023

schedule 16:26 - 15 Maj, 2023

Pas 30 vitesh Partia Socialiste fiton Bashkinë e Devollit, në qarkun e Korçës. Për 4 vitet e ardhme, kjo bashki do të drejtohet nga kandidati socialist, Eduart Duro.

Në këtë garë elektorale ai fitoi përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli.

Duron e votuan 8376 qytetarë, 365 më shumë se sa kundërshtarin e tij, Hajdërlli.

Pas fitores, në Devoll nisi festa.

Gjatë fjalës së tij, Eduart Duro, fitoren tha se ia dedikon devollinjve.

Fitoren në Devoll, drejtuesi politik i këtij qarku Niko Peleshi e cilësoi si më të bukurën në të gjithë Shqipërinë.

Ai tha se është premtuar pak, për të bërë më shumë punë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!